ALEmbassyCanada retweeted
📍Genazzano -- Një ndalesë e veçantë dhe thellësisht simbolike, gjatë vizitës sime në Selinë e Shenjtë, në #Bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë në Genazzano, aty ku prej shekujsh nderohet figura e Zojës që, sipas traditës, udhëtoi nga #Shkodra drejt Italisë në vitin 1467.
Historia e saj është shumë më tepër se një histori besimi. Është një nga fijet e lashta shpirtërore që lidh dy brigjet e Adriatikut dhe popujt në të dy krahët, që përgjatë shekujve kanë ndarë shumë më shumë sesa afërsinë gjeografike.
#Zoja e Këshillit të Mirë, e njohur edhe si Zoja e Shkodrës dhe e shpallur pajtore e Shqipërisë nga #Papa Leoni XIII, mbetet një simbol i çmuar i kësaj historie dhe trashëgimie të përbashkët.
Mes Shqipërisë dhe Selisë së #Shenjtë ka shumë ura: historike e institucionale, kulturore e shpirtërore, por edhe miqësi të shumta njerëzore. Kjo faltore na kujton se disa prej këtyre urave janë ngritur shekuj më parë dhe vazhdojnë të na afrojnë e të na bashkojnë edhe sot.
Një falënderim i përzemërt për Padre Ludovic dhe Kryetarin e Komunës për mikpritjen e ngrohtë, fjalët miqësore dhe rrëfimin plot pasion të historisë dhe domethënies së këtij vendi kaq të veçantë.
ALEmbassyCanada retweeted
🇦🇱🇪🇺 Një tjetër javë me takime, diskutime dhe angazhime për diplomacinë shqiptare.
Integrimi evropian, marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë, diplomacia ekonomike, buxheti 2027 dhe gjuha shqipe ishin ndër temat që shoqëruan aktivitetin e Ministrit Ferit Hoxha gjatë kësaj jave.
🎥 Ndiqni përmbledhjen e javës, 16–22 nëntor 2026.
ALEmbassyCanada retweeted
📍Athens -- Good discussion today with the "Friends of the Western Balkans", upon the invitation of the Greek Foreign MInister, George Gerapetritis, on how to sustain the renewed momentum for EU enlargement.
#Enlargement is no longer simply a policy of convergence. It is a strategic investment in Europe’s security, stability and strength.
For #Albania, the direction is clear: keep reforms moving, maintain the pace of negotiations and translate political momentum into concrete progress. The opportunity before us is real, but momentum only matters if we use it.
For many years, 23 years since Thessaloniki, enlargement was largely spoken about in the future tense. The past two years have changed that. Today, enlargement is finally being spoken about in the present tense. It is happening, and Albania is fully part of it.
That is why sustaining the momentum is not a slogan. It is a choice we must make, and renew, every day, candidates and the Union alike. Because when the European perspective is credible, reforms accelerate. When credibility fades, momentum weakens and reforms slow.
#Credibility is the engine of enlargement, and it works both ways: candidates must deliver on reforms, and the European Union must deliver when reforms produce results.
A stronger #Europe needs enlargement. And enlargement needs credibility, courage and delivery.
Thank you Minister #Gerapetritis for the hospitality, understanding and supoort.
#Albania2030
--
📍Athinë -- Diskutimi sot me Miqtë e Ballkanit Perëndimor, me ftesë të Ministrit të Jashtëm grek, George Gerapetritis, mbi mënyrën se si mund të ruajmë dhe forcojmë momentumin e ri të zgjerimit të BE-së, ishte mjaft i frytshëm.
#Zgjerimi nuk është më thjesht një politikë konvergjence. Ai është një investim strategjik në sigurinë, stabilitetin dhe fuqinë e Evropës.
Për #Shqipërinë, drejtimi është i qartë: të çojmë përpara reformat, të ruajmë ritmin e negociatave dhe ta përkthejmë momentumin politik në progres konkret. Mundësia që kemi përpara është reale, por momentumi ka vlerë vetëm nëse dimë ta shfrytëzojmë.
Për shumë vite, plot 23 vjet që nga Selaniku, për zgjerimin është folur kryesisht në kohën e ardhme. Dy vitet e fundit e kanë ndryshuar këtë. Sot, më në fund, për zgjerimin flitet në kohën e tashme. Zgjerimi po ndodh dhe Shqipëria është plotësisht pjesë e tij.
Pikërisht për këtë arsye, ruajtja e këtij momenti nuk është një slogan. Është një zgjedhje që duhet ta bëjmë dhe ta ripërtërijmë çdo ditë, si vendet kandidate, ashtu edhe Bashkimi Evropian.
Sepse, kur perspektiva evropiane është e besueshme, reformat përshpejtohen. Kur besueshmëria zbehet, edhe reformat ngadalësohen.
#Besueshmëria është motori i zgjerimit dhe funksionon në të dyja drejtimet: vendet kandidate duhet të sjellin rezultate përmes reformave, ndërsa Bashkimi Evropian duhet t'i përgjigjet me rezultate progresit të arritur.
Një #Evropë më e fortë ka nevojë për zgjerimin.
Dhe zgjerimi ka nevojë për besueshmëri, kurajë dhe rezultate.
Faleminderit Ministër Gerapetritis për mikpritjen, mirëkuptimin dhe mbështetjen.
#Shqipëria2030
ALEmbassyCanada retweeted
📍Athens -- Strategic partnership, excellent relations, friendship, open and constructive dialogue, and a shared European future — these are the defining pillars of Albania’s 🇦🇱 relationship with #Greece 🇬🇷.
On the margins of the Meeting of the Friends of the Western Balkans in Athens, I had the pleasure of reaffirming this commitment during a meeting with Greece’s Minister of Foreign Affairs, George Gerapetritis.
We reviewed the state of our bilateral relations and discussed Albania’s EU accession process, as well as the strategic importance of enlargement for both the Western Balkans and the European Union.
We also exchanged views on regional developments and the evolving challenges facing our neighbourhood, reaffirming our commitment to close and constructive dialogue, grounded in mutual respect, good-neighbourly relations and a shared vision for peace, stability and prosperity.
Against the backdrop of renewed discussions on #Europe’s future, we underlined the importance of maintaining momentum behind EU enlargement and translating the European aspirations of the Western Balkans into reality. A credible, merit-based and forward-looking enlargement process is essential not only to drive transformation across the region, but also to strengthen Europe’s long-term stability, security and competitiveness.
I reiterated Albania’s appreciation for Greece’s continued support for our EU accession process, firmly anchored in merit and the implementation of reforms across all areas.
As neighbouring countries, NATO Allies and partners bound by strong historical, economic and human ties, Albania and Greece share a responsibility to contribute to a more secure, connected and prosperous region.
I will be happy to welcome Minister Gerapetritis in #Albania in a not too distant future, and continue our talks and discussions, for shared benefits.
#Albania2030
--
📍Athinë -- Partneritet strategjik, marrëdhënie të shkëlqyera, miqësi, dialog i hapur dhe konstruktiv, si dhe një e ardhme e përbashkët europiane – këto janë shtyllat që karakterizojnë marrëdhëniet e #Shqipërisë me #Greqinë.
Në kuadër të takimit të Miqve të Ballkanit Perëndimor në Athinë, pata kënaqësinë ta rikonfirmoja këtë angazhim gjatë takimit që zhvillova me Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, George Gerapetritis.
Rishikuam ecurinë e marrëdhënieve tona dypalëshe dhe diskutuam mbi procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, si dhe rëndësinë strategjike që ka procesi i zgjerimit, si për Ballkanin Perëndimor, ashtu edhe për vetë Bashkimin Europian.
Shkëmbyem gjithashtu mendime mbi zhvillimet rajonale dhe sfidat në ndryshim me të cilat përballet rajoni ynë, duke rikonfirmuar angazhimin për një dialog të ngushtë dhe konstruktiv, të mbështetur në respektin e ndërsjellë, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe vizionin e përbashkët për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin.
Në kontekstin e diskutimeve të ripërtërira mbi të ardhmen e #Europës, theksuam rëndësinë e ruajtjes së ritmit të procesit të zgjerimit të BE-së dhe të shndërrimit në realitet të aspiratave europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Një proces zgjerimi i besueshëm, i bazuar në meritë dhe me vizion për të ardhmen, është thelbësor jo vetëm për të nxitur transformimin e rajonit, por edhe për të forcuar stabilitetin, sigurinë dhe konkurrueshmërinë afatgjatë të Europës.
Rikonfirmova mirënjohjen e Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë në procesin tonë të anëtarësimit në BE, të mbështetur fort në parimin e meritës dhe zbatimin e reformave në të gjitha fushat.
Si vende fqinje, aleatë në NATO dhe partnerë të lidhur nga marrëdhënie të forta historike, ekonomike dhe njerëzore, Shqipëria dhe Greqia ndajnë përgjegjësinë për të kontribuar në një rajon më të sigurt, më të ndërlidhur dhe më të begatë.
Do të kem kënaqësinë ta mirëpres Ministrin Gerapetritis në #Shqipëri në një të ardhme jo të largët dhe të vijojmë diskutimet dhe bisedimet tona, në të mirën e përbashkët.
#Shqipëria2030
ALEmbassyCanada retweeted
Gëzuar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe! 🇦🇱
118 vjet më parë, Kongresi i Manastirit hodhi themelet e alfabetit të përbashkët të shqipes, duke i dhënë hov arsimit dhe letërsisë shqipe.
Sot festojmë gjuhën shqipe që lidh breza e komunitete dhe pasuron larminë gjuhësore e kulturore të Evropës. 🇪🇺
ALEmbassyCanada retweeted
📍 Athens, 23.11.2026
🇬🇷 FM George Gerapetritis met with 🇦🇱 FM @HoxhaFer.
In focus: 🇬🇷’s efforts to advance the #WesternBalkans’ #EU perspective. FM Gerapetritis further stressed the need to uphold the rule of law, including minority rights, in line with 🇪🇺acquis.
ALEmbassyCanada retweeted
We have taken note of reports alleging that the naval drone attack against a Russian corvette originated from Albanian territory.
The reports in question are inaccurate and do not reflect the facts.
Albania was not involved in this incident, and its territory was neither used nor made available for the launch or facilitation of such an attack.
We categorically reject these allegations, which have been presented without verifiable evidence. We call on those responsible for disseminating them to correct the record and to exercise accuracy, due diligence and responsibility when reporting on matters of such sensitivity.
ALEmbassyCanada retweeted
📍Athinë -- Nuk mund të kishte mënyrë më të bukur për të nisur vizitën time të punës në #Greqi sesa ky takim i veçantë kuqezi me komunitetin shqiptar atje, me përfaqësues të shoqatave, mësues, të rinj e sipërmarrës shqiptarë, organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në kuadër të festimeve të 114-vjetorit të Pavarësisë. 🇦🇱🇬🇷
Shqiptaria nuk kufizohet me kufijtë tanë gjeografikë. Ajo është dhe gjallon kudo ku një shqiptar jeton, punon, krijon, ndërton dhe kontribuon.
#Diaspora jonë është sot gjithnjë e më e lidhur me atdheun, jo vetëm përmes emocioneve, rrënjëve, kujtesës, kulturës dhe gjuhës, por edhe përmes mbrojtjes së të drejtave, zgjerimit të mundësive, bashkëpunimit dhe besimit të ndërsjellë.
Sepse e ardhmja europiane e Shqipërisë kërkon kontributin e të gjithëve. Ajo ka nevojë edhe për energjinë, dijen, përvojën dhe potencialin e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Kjo ishte ftesa jonë në Samitin IV-t të Diasporës. Kjo është dhe mbetet ftesa jonë.
Në këtë rrugëtim, diaspora nuk është thjesht në krah të #Shqipërisë. Ajo është një urë e fuqishme mes atdheut dhe vendeve ku shqiptarët jetojnë, krijojnë dhe lënë gjurmë.
Diaspora është pjesë e gjallë e Shqipërisë. Është atdheu ynë përtej kufijve. 🇦🇱🦅
ALEmbassyCanada retweeted
Albania joined countries and international organizations in supporting the Joint Communiqué of the Second International Conference on the Return of Ukrainian Children, Detained Civilians and Prisoners of War, held in Toronto, Canada, on 28–29 September 2026.
ALEmbassyCanada retweeted
Ditën e hënë pata kënaqësinë të zhvillojë një takim me Michael Kram, përfaqësues i zonës së Regina–Wascana.
ALEmbassyCanada retweeted
Pata kënaqësinë të marr pjesë në takimin me mjekë dhe profesionistë shqiptarë të fushës së shëndetësisë që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Kanada, organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Toronto.
ALEmbassyCanada retweeted
Më datë 29 Tetor 2026, pata kënaqësinë të zhvilloi një takim me z. Yvan Baker, deputet në Parlamentin e Kanadasë dhe Kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Kanada–Shqipëri.
ALEmbassyCanada retweeted
Kënaqësi dhe nder të përfaqësoj Shqipërinë, së bashku znj. Edlira Kraja dhe znj. Amarilda Nakuçi, në punimet e ATConf/7 dhe Asamblesë së ICAO-s, me 16–20 nëntor 2026.
ALEmbassyCanada retweeted
🇦🇱 Diplomacia nuk është shpenzim. Është investim në Shqipërinë që duam të ndërtojmë.
Buxheti 2027 i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme nuk është thjesht një çështje shifrash. Ai lidhet drejtpërdrejt me aftësinë e Shqipërisë për të mbrojtur dhe promovuar interesat e saj, për të qenë më e pranishme ndërkombëtarisht dhe për t’iu përgjigjur përgjegjësive që sjell procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Në mesazhin e tij, Ministri Ferit Hoxha thekson rëndësinë e forcimit të shërbimit diplomatik dhe të investimit te njerëzit që përfaqësojnë vendin tonë.
Sepse një Shqipëri që synon të jetë pjesë e Bashkimit Evropian ka nevojë për një diplomaci të përgatitur për këtë të ardhme. 🇦🇱🇪🇺
🎥 Ndiqni mesazhin e Ministrit Hoxha mbi Buxhetin 2027.
ALEmbassyCanada retweeted
📌 Buxheti 2027 është buxheti më i madh ndonjëherë në historinë e diplomacisë shqiptare, i orientuar drejt investimeve për ta bërë Shqipërinë europiane. 🇦🇱🇪🇺
📌Në qendër të buxhetit për #MEPJ është mbështetja e procesit të anëtarësimit në BE.
👉Fuqizojmë kapacitetet tona në misionin shqiptar në #Bruksel.
👉Rienergjizojmë kapacitetet në përfaqësitë tona pranë vendeve anëtare të BE-së.
👉Shqipëria, partner i besueshëm në komunitetin ndërkombëtar.
🎥 Ndiqni intervistën e plotë të Ministrit @HoxhaFer për Report Tv:👇
youtu.be/mgJx2Jrb8Rw?si=y7F3…
ALEmbassyCanada retweeted
Albania expresses its full solidarity with the Netherlands 🇳🇱 and Austria 🇦🇹 following the latest #Russian attacks on Kyiv, which caused damage to their diplomatic premises.
This is not an isolated incident. Russia's repeated attacks have endangered diplomatic missions and personnel in Kyiv, including #Albania's own diplomatic presence. We know firsthand the risks and consequences of such attacks.
Diplomatic missions and their personnel are protected under international law. Their safety and security must be respected under all circumstances. Any attack that endangers them is unacceptable, must be unequivocally condemned, and those responsible must be held accountable.
These strikes are yet another reminder of the indiscriminate nature of Russia's ongoing war of aggression against Ukraine and its blatant disregard for international law.
We must remain united, resolute and unwavering in support of #Ukraine while upholding international law and standing against Russian aggression.
#Together
--
Shqipëria shpreh solidaritetin e plotë me Holandën 🇳🇱 dhe Austrinë 🇦🇹 pas sulmeve të fundit ruse ndaj Kievit, të cilat shkaktuan dëme në mjediset e tyre diplomatike.
Ky nuk është një incident i izoluar. Sulmet e përsëritura të Rusisë kanë vënë në rrezik misionet diplomatike dhe personelin e tyre në Kiev, përfshirë edhe praninë diplomatike të #Shqipërisë. Ne i njohim nga afër rreziqet dhe pasojat e sulmeve të tilla.
Misionet diplomatike dhe personeli i tyre gëzojnë mbrojtje sipas së drejtës ndërkombëtare. Siguria e tyre duhet të respektohet në çdo rrethanë. Çdo sulm që i vë ata në rrezik është i papranueshëm, duhet të dënohet pa asnjë ekuivok dhe autorët duhet të mbajnë përgjegjësi.
Këto goditje janë një tjetër dëshmi e karakterit të pakursyer të luftës së agresionit që Rusia po vijon kundër Ukrainës dhe e shpërfilljes së hapur të së drejtës ndërkombëtare.
Ne duhet të mbetemi të bashkuar, të vendosur dhe të palëkundur në mbështetje të #Ukrainës, në mbrojtje të së drejtës ndërkombëtare dhe në qëndrimin tonë kundër agresionit rus.
#Sëbashku
ALEmbassyCanada retweeted
Pleased to meet today with the new Ambassador of #Brazil to Albania, H.E. Fabio Vaz Pitaluga. 🇦🇱🇧🇷
We discussed ways to give new impetus to our bilateral partnership through stronger institutional dialogue and more frequent exchanges, while expanding cooperation in areas such as trade and investment, tourism, defence and information technology, and fostering closer ties between our business communities. In this regard, we underscored the importance of more regular contacts at all levels.
One thing is clear: there remains considerable untapped potential in our relationship, matched by a shared determination to translate it into concrete opportunities and stronger cooperation.
I wished Ambassador Pitaluga every success in his mission and reaffirmed Albania’s readiness to work closely with him to further deepen the longstanding friendship and ties between our countries and peoples.
ALEmbassyCanada retweeted
Pleased to meet with the new Ambassador of Israel to Albania, H.E. Ohad Nakash Kaynar @KaynarOhad. 🇦🇱🇮🇱
We discussed ways to further advance our excellent bilateral cooperation and build on the longstanding friendship between our two countries, founded on mutual respect and the deep historical bonds between our peoples and societies.
We also focused on concrete steps to ensure the effective implementation of the Cooperation #Agreement signed last month, translating its commitments into tangible action and practical results across areas of mutual interest.
I extended my best wishes to Ambassador Kaynar for a successful tenure and every success in his mission. I look forward to working closely with him to further strengthen the friendship between #Albania and #Israel and turn our strong historical bonds into an even closer and more forward-looking partnership.
--
I kënaqur që takova Ambasadorin e ri të Izraelit në Shqipëri, Sh.T.Z. Ohad Nakash Kaynar. 🇦🇱🇮🇱
Diskutuam për mënyrat e avancimit të mëtejshëm të bashkëpunimit tonë të shkëlqyer dypalësh dhe të forcimit të miqësisë së hershme mes dy vendeve tona, bazuar në respektin e ndërsjellë dhe lidhjet e thella historike mes popujve dhe shoqërive tona.
U ndalëm gjithashtu te hapat konkretë për të garantuar zbatimin efektiv të #Marrëveshjes së Bashkëpunimit, të nënshkruar muajin e kaluar, duke i shndërruar angazhimet në veprime konkrete dhe rezultate të prekshme në fusha me interes të ndërsjellë.
I përcolla Ambasadorit Kaynar urimet më të mira për një mandat të suksesshëm dhe përmbushjen me sukses të misionit të tij.
Pres me kënaqësi të punojmë së bashku për të forcuar më tej miqësinë mes #Shqipërisë dhe #Izraelit dhe për t'i shndërruar lidhjet tona të forta historike në një partneritet edhe më të ngushtë dhe me vizion për të ardhmen.
ALEmbassyCanada retweeted
📍Brussels -- It was an honor and pleasure to meet His Majesty Simeon Borisov Saxe-Coburg-Gotha on the occasion of the celebrations marking the 20th anniversary of #Bulgaria’s membership in the European Union.
His political leadership and diplomatic engagement played an important role in Bulgaria’s European journey and in anchoring the country firmly within the European family.
A remarkably warm and memorable encounter, enriched by his wisdom, graciousness, and extraordinary perspective, shaped by a lifetime intertwined with his home country's and Europe’s history.
I deeply appreciated our conversation and the opportunity to exchange reflections on #Europe, our region, and the enduring bonds that bring our countries and peoples closer together.
My sincere thanks to my good friend, MEP @andreykovatchev, EPP Group Rapporteur for #Albania, for bringing us together.









































