Ardiana Hobdari (@ahobdari) header
Ardiana Hobdari (@ahobdari) profile picture

General Director for Political and Strategic Affairs, Ministry for Europe and Foreign Affairs, Albania🇦🇱

Albania
Joined October 2011
Photo by Ardiana Hobdari (@ahobdari)Photo by Ardiana Hobdari (@ahobdari)Photo by Ardiana Hobdari (@ahobdari)Photo by Ardiana Hobdari (@ahobdari)Photo by Ardiana Hobdari (@ahobdari)Photo by Ardiana Hobdari (@ahobdari)Photo by Ardiana Hobdari (@ahobdari)Photo by Ardiana Hobdari (@ahobdari)Photo by Ardiana Hobdari (@ahobdari)Photo by Ardiana Hobdari (@ahobdari)
Ardiana Hobdari retweeted
Deeply saddened by the tragic loss of two Italian citizens in the drone attack on Kuwait. We express our heartfelt condolences to the families of the victims and to the Italian People and Government. We strongly condemn Iran's reckless attacks against its neighbouring countries and reiterate our soludarity with our partners in the Gulf.
61
1
65
1,258
Ardiana Hobdari retweeted
Në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme hapëm sot një cikël ligjëratash dhe aktivitetesh kushtuar historisë dhe personaliteteve të diplomacisë shqiptare, në prag të 114-vjetorit të Pavarësisë. Përmes këtij cikli synojmë të njohim jo vetëm ngjarjet dhe dokumentet, por mbi të gjitha njerëzit, idetë, përpjekjet dhe zgjedhjet që kanë formësuar rrugëtimin diplomatik të Shqipërisë. Kënaqësi t’i bashkohesha z. Ilir Ikonomi, gazetar, publicist dhe autor, në një ligjëratë të posaçme kushtuar vëllezërve Mehmet dhe Faik #Konica, dy personalitete që mishëruan, secili në mënyrën e vet, dy prej mjeteve më të fuqishme të diplomacisë: penën dhe tryezën e bisedimeve. Shteti shqiptar dhe diplomacia e tij lindën në të njëjtën ditë. Me shpalljen e #Pavarësisë lindi edhe nevoja që shteti i ri shqiptar të fliste me botën, ta bindte atë dhe të mbronte të drejtat e veta përpara saj, me fjalë, me argumente dhe me të drejtën, të vetmet armë që kishte në dispozicion. #Diplomacia shqiptare nuk lindi në pallate, as në zyra të rehatshme. Ajo zuri fill në konferenca ku shqiptarët nuk ishin gjithmonë të ftuar, në korridoret e kryeqyteteve të Fuqive të Mëdha, në letra, memorandume e përpjekje këmbëngulëse për ta bërë zërin e Shqipërisë të dëgjohej. Ishte diplomacia e një vendi të vogël, që shpesh pati të drejtën në anën e vet, por jo fuqinë. 114 vjet më vonë, #Shqipëria është një demokraci moderne dhe një vend që zhvillohet më tej çdo ditë, anëtare e NATO-s, vend pararojë drejt anëtarësit në Bashkimin Evropian dhe një aktor gjithnjë e më i afirmuar në rajon dhe në arenën ndërkombëtare. Gjithcka ka ndryshuar, por jo thelbi i diplomacisë. Diplomacia mbetet arti i fjalës së peshuar mirë. I argumentit bindës dhe i durimit. I marrëdhënieve njerëzore dhe i krijimit të besimit. I aftësisë për të ndërtuar miqësi dhe aleanca. Por edhe i gjykimit për të dalluar atë që është e përkohshme nga ajo që përbën interesin afatgjatë të vendit. Pikërisht ky rrugëtim na kërkon të njohim më mirë themelet mbi të cilat është ndërtuar diplomacia jonë dhe trashëgiminë e atyre që i dhanë Shqipërisë zë e identitet dhe fituan për të respekt. Për çdo vend, por edhe më shumë për një vend të vogël, diplomacia nuk është luks. Është domosdoshmëri. Ajo kërkon dije dhe përgatitje, këmbëngulje dhe shkathtësi, aftësi për të ndërtuar besim dhe, mbi të gjitha, përkushtim për të mbrojtur interesin kombëtar me qetësi, argument, profesionalizëm dhe dinjitet. Ky është misioni ynë dhe përgjegjësia jonë: t’i japim vendit çdo ditë më të mirën tonë duke e përfaqësuar siç e meriton.
74
2
88
1,180
Ardiana Hobdari retweeted
Honoured to speak at the 2nd EU–Western Balkans Investment Forum in Tirana: #TheNewFrontier 🇦🇱🇪🇺 A year ago, more than 1,000 participants left #Tirana with new partnerships and concrete opportunities in tech, AI, green energy and agri-food. Today, our ambition is bigger: to turn dialogue into investment, investment into growth, and growth into a stronger, more united and interconnected #Europe. The Western Balkans is no longer Europe’s backyard, nor its waiting room. It is Europe’s next growth story. For Albania, EU accession is not a ceremony at the end of the road. It is an economic transformation happening every day. That is why enlargement and economic integration cannot be two separate conversations. They are two sides of the same European project. And we know a hard truth: investors do not buy promises. They invest in predictability, credibility and opportunity. Albania offers strategic clarity: a NATO Ally, fully aligned with the EU’s Common Foreign and Security Policy, and steadily embedding European rules and standards into the foundations of our economy. The opportunities are concrete: Connectivity: Corridor VIII, ports, railways and digital networks Energy: hydropower, solar, TAP, IAP and regional market integration Technology: digital services, AI and advanced manufacturing People: skills and talent, because capital ultimately follows talent And we are clear-eyed about scale. Alone, we are six small markets. Together, we are one serious investment opportunity. Geography made us European. Reforms make us competitive. Investment and development will make our European future stronger and irreversible. The frontier is open. The opportunity is real. The time to invest is now! #Albania2030 -- I nderuar të flisja në Forumin e 2-të të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, në Tiranë: #TheNewFrontier 🇦🇱🇪🇺 Një vit më parë, mbi 1,000 pjesëmarrës u larguan nga Tirana me partneritete të reja dhe mundësi konkrete në teknologji, inteligjencë artificiale, energji të gjelbër dhe agro-ushqim. Sot, ambicia jonë është edhe më e madhe: ta kthejmë dialogun në investime, investimet në rritje dhe rritjen në një #Europë më të fortë, më të bashkuar dhe më të ndërlidhur. Ballkani Perëndimor nuk është më oborri i pasmë i Europës, as dhoma e saj e pritjes. Ai është historia e ardhshme e rritjes së Europës. Për Shqipërinë, anëtarësimi në BE nuk është një ceremoni në fund të rrugëtimit. Është një transformim ekonomik që po ndodh çdo ditë. Prandaj, zgjerimi dhe integrimi ekonomik nuk mund të jenë dy biseda të ndara. Ato janë dy anë të të njëjtit projekt europian. Dhe e dimë një të vërtetë të pakundërshtueshme: investitorët nuk blejnë premtime. Ata investojnë aty ku ka parashikueshmëri, besueshmëri dhe mundësi. Shqipëria ofron qartësi strategjike: një vend aleat në NATO, plotësisht i linjëzuar me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, dhe që po i vendos gjithnjë e më shumë rregullat dhe standardet europiane në themelet e ekonomisë së saj. Mundësitë janë konkrete: Ndërlidhja: Korridori VIII, portet, hekurudhat dhe rrjetet digjitale Energjia: hidrocentralet, energjia diellore, TAP, IAP dhe integrimi i tregut rajonal Teknologjia: shërbime tdigjitale, inteligjenca artificiale dhe industria e avancuar Njerëzit: aftësitë dhe talenti, sepse kapitali, në fund të fundit, ndjek talentin Jemi po ashtu realistë për sa i përket përmasës. Veçmas, jemi gjashtë tregje të vogla. Së bashku, jemi një mundësi serioze investimi. Gjeografia na bëri europianë. Reformat na bëjnë konkurrues. Investimet dhe zhvillimi do ta bëjnë të ardhmen tonë europiane më të fortë dhe të pakthyeshme. Kufiri i ri është i hapur. Mundësia është reale. Koha për të investuar është tani. #Shqipëria2030
67
1
73
1,171
Ardiana Hobdari retweeted
📍Santa Sede -- È stato un piacere e un onore incontrare oggi, in Vaticano, il Santo Padre. Un momento speciale, ricco di calore e di significato, e una preziosa occasione per riaffermare le eccellenti relazioni tra l’Albania e la Santa Sede, nonché la nostra gratitudine per la costante attenzione e benevolenza riservate all’Albania e al popolo albanese. L’Albania e la Santa Sede condividono un legame speciale, radicato nella storia e alimentato da valori comuni: la dignità umana, il dialogo, la convivenza e la pace. In un momento così travagliato per il mondo, il messaggio del Santo Padre a favore della pace, della solidarietà, del sviluppo et del rispetto per ogni essere umano è oggi più necessario che mai. -- 📍Selia e Shenjtë -- Kënaqësi dhe nder të takoja, në Vatikan, Atin e Shenjtë. Një moment i veçantë, i mbushur me ngrohtësi dhe domethënie, si dhe një mundësi e çmuar për të rikonfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, si edhe mirënjohjen për vëmendjen dhe dashamirësinë e vazhdueshme ndaj Shqipërisë dhe popullit shqiptar. Shqipëria dhe Selia e Shenjtë ndajnë një lidhje të veçantë, të rrënjosur në histori dhe të ushqyer nga vlera të përbashkëta: dinjiteti njerëzor, dialogu, bashkëjetesa dhe paqja. Në një kohë të trazuar për botën, mesazhi i Atit të Shenjtë për paqe, solidaritet, zhvilim dhe respekt për çdo qenie njerëzore është sot më i nevojshëm se kurrë.
86
94
1,285
Ardiana Hobdari retweeted
📍Genazzano -- Një ndalesë e veçantë dhe thellësisht simbolike, gjatë vizitës sime në Selinë e Shenjtë, në #Bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë në Genazzano, aty ku prej shekujsh nderohet figura e Zojës që, sipas traditës, udhëtoi nga #Shkodra drejt Italisë në vitin 1467. Historia e saj është shumë më tepër se një histori besimi. Është një nga fijet e lashta shpirtërore që lidh dy brigjet e Adriatikut dhe popujt në të dy krahët, që përgjatë shekujve kanë ndarë shumë më shumë sesa afërsinë gjeografike. #Zoja e Këshillit të Mirë, e njohur edhe si Zoja e Shkodrës dhe e shpallur pajtore e Shqipërisë nga #Papa Leoni XIII, mbetet një simbol i çmuar i kësaj historie dhe trashëgimie të përbashkët. Mes Shqipërisë dhe Selisë së #Shenjtë ka shumë ura: historike e institucionale, kulturore e shpirtërore, por edhe miqësi të shumta njerëzore. Kjo faltore na kujton se disa prej këtyre urave janë ngritur shekuj më parë dhe vazhdojnë të na afrojnë e të na bashkojnë edhe sot. Një falënderim i përzemërt për Padre Ludovic dhe Kryetarin e Komunës për mikpritjen e ngrohtë, fjalët miqësore dhe rrëfimin plot pasion të historisë dhe domethënies së këtij vendi kaq të veçantë.
74
97
1,404
Ardiana Hobdari retweeted
Today, NATO Ambassadors met in the North Atlantic Council to discuss last week’s violations of Polish airspace. This was a dangerous incident and Russia bears full responsibility. NATO and Allied assets reacted quickly to the airspace violations, and the Supreme Allied Commander Europe (SACEUR) has authorised the forward deployment of a NATO Airborne Warning and Control System (AWACS) aircraft. SACEUR is now examining the deployment of additional assets as he continues to assess our deterrence and defence posture in Poland and elsewhere. All Allies stand in full solidarity with Poland. NATO remains united, ready, and committed to defending against any threat.
114
209
46
559
102,292
Ardiana Hobdari retweeted
📍Athens -- Good discussion today with the "Friends of the Western Balkans", upon the invitation of the Greek Foreign MInister, George Gerapetritis, on how to sustain the renewed momentum for EU enlargement. #Enlargement is no longer simply a policy of convergence. It is a strategic investment in Europe’s security, stability and strength. For #Albania, the direction is clear: keep reforms moving, maintain the pace of negotiations and translate political momentum into concrete progress. The opportunity before us is real, but momentum only matters if we use it. For many years, 23 years since Thessaloniki, enlargement was largely spoken about in the future tense. The past two years have changed that. Today, enlargement is finally being spoken about in the present tense. It is happening, and Albania is fully part of it. That is why sustaining the momentum is not a slogan. It is a choice we must make, and renew, every day, candidates and the Union alike. Because when the European perspective is credible, reforms accelerate. When credibility fades, momentum weakens and reforms slow. #Credibility is the engine of enlargement, and it works both ways: candidates must deliver on reforms, and the European Union must deliver when reforms produce results. A stronger #Europe needs enlargement. And enlargement needs credibility, courage and delivery. Thank you Minister #Gerapetritis for the hospitality, understanding and supoort. #Albania2030 -- 📍Athinë -- Diskutimi sot me Miqtë e Ballkanit Perëndimor, me ftesë të Ministrit të Jashtëm grek, George Gerapetritis, mbi mënyrën se si mund të ruajmë dhe forcojmë momentumin e ri të zgjerimit të BE-së, ishte mjaft i frytshëm. #Zgjerimi nuk është më thjesht një politikë konvergjence. Ai është një investim strategjik në sigurinë, stabilitetin dhe fuqinë e Evropës. Për #Shqipërinë, drejtimi është i qartë: të çojmë përpara reformat, të ruajmë ritmin e negociatave dhe ta përkthejmë momentumin politik në progres konkret. Mundësia që kemi përpara është reale, por momentumi ka vlerë vetëm nëse dimë ta shfrytëzojmë. Për shumë vite, plot 23 vjet që nga Selaniku, për zgjerimin është folur kryesisht në kohën e ardhme. Dy vitet e fundit e kanë ndryshuar këtë. Sot, më në fund, për zgjerimin flitet në kohën e tashme. Zgjerimi po ndodh dhe Shqipëria është plotësisht pjesë e tij. Pikërisht për këtë arsye, ruajtja e këtij momenti nuk është një slogan. Është një zgjedhje që duhet ta bëjmë dhe ta ripërtërijmë çdo ditë, si vendet kandidate, ashtu edhe Bashkimi Evropian. Sepse, kur perspektiva evropiane është e besueshme, reformat përshpejtohen. Kur besueshmëria zbehet, edhe reformat ngadalësohen. #Besueshmëria është motori i zgjerimit dhe funksionon në të dyja drejtimet: vendet kandidate duhet të sjellin rezultate përmes reformave, ndërsa Bashkimi Evropian duhet t'i përgjigjet me rezultate progresit të arritur. Një #Evropë më e fortë ka nevojë për zgjerimin. Dhe zgjerimi ka nevojë për besueshmëri, kurajë dhe rezultate. Faleminderit Ministër Gerapetritis për mikpritjen, mirëkuptimin dhe mbështetjen. #Shqipëria2030
84
2
107
2,594
Ardiana Hobdari retweeted
📍Athens -- Strategic partnership, excellent relations, friendship, open and constructive dialogue, and a shared European future — these are the defining pillars of Albania’s 🇦🇱 relationship with #Greece 🇬🇷. On the margins of the Meeting of the Friends of the Western Balkans in Athens, I had the pleasure of reaffirming this commitment during a meeting with Greece’s Minister of Foreign Affairs, George Gerapetritis. We reviewed the state of our bilateral relations and discussed Albania’s EU accession process, as well as the strategic importance of enlargement for both the Western Balkans and the European Union. We also exchanged views on regional developments and the evolving challenges facing our neighbourhood, reaffirming our commitment to close and constructive dialogue, grounded in mutual respect, good-neighbourly relations and a shared vision for peace, stability and prosperity. Against the backdrop of renewed discussions on #Europe’s future, we underlined the importance of maintaining momentum behind EU enlargement and translating the European aspirations of the Western Balkans into reality. A credible, merit-based and forward-looking enlargement process is essential not only to drive transformation across the region, but also to strengthen Europe’s long-term stability, security and competitiveness. I reiterated Albania’s appreciation for Greece’s continued support for our EU accession process, firmly anchored in merit and the implementation of reforms across all areas. As neighbouring countries, NATO Allies and partners bound by strong historical, economic and human ties, Albania and Greece share a responsibility to contribute to a more secure, connected and prosperous region. I will be happy to welcome Minister Gerapetritis in #Albania in a not too distant future, and continue our talks and discussions, for shared benefits. #Albania2030 -- 📍Athinë -- Partneritet strategjik, marrëdhënie të shkëlqyera, miqësi, dialog i hapur dhe konstruktiv, si dhe një e ardhme e përbashkët europiane – këto janë shtyllat që karakterizojnë marrëdhëniet e #Shqipërisë me #Greqinë. Në kuadër të takimit të Miqve të Ballkanit Perëndimor në Athinë, pata kënaqësinë ta rikonfirmoja këtë angazhim gjatë takimit që zhvillova me Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, George Gerapetritis. Rishikuam ecurinë e marrëdhënieve tona dypalëshe dhe diskutuam mbi procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, si dhe rëndësinë strategjike që ka procesi i zgjerimit, si për Ballkanin Perëndimor, ashtu edhe për vetë Bashkimin Europian. Shkëmbyem gjithashtu mendime mbi zhvillimet rajonale dhe sfidat në ndryshim me të cilat përballet rajoni ynë, duke rikonfirmuar angazhimin për një dialog të ngushtë dhe konstruktiv, të mbështetur në respektin e ndërsjellë, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe vizionin e përbashkët për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin. Në kontekstin e diskutimeve të ripërtërira mbi të ardhmen e #Europës, theksuam rëndësinë e ruajtjes së ritmit të procesit të zgjerimit të BE-së dhe të shndërrimit në realitet të aspiratave europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Një proces zgjerimi i besueshëm, i bazuar në meritë dhe me vizion për të ardhmen, është thelbësor jo vetëm për të nxitur transformimin e rajonit, por edhe për të forcuar stabilitetin, sigurinë dhe konkurrueshmërinë afatgjatë të Europës. Rikonfirmova mirënjohjen e Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë në procesin tonë të anëtarësimit në BE, të mbështetur fort në parimin e meritës dhe zbatimin e reformave në të gjitha fushat. Si vende fqinje, aleatë në NATO dhe partnerë të lidhur nga marrëdhënie të forta historike, ekonomike dhe njerëzore, Shqipëria dhe Greqia ndajnë përgjegjësinë për të kontribuar në një rajon më të sigurt, më të ndërlidhur dhe më të begatë. Do të kem kënaqësinë ta mirëpres Ministrin Gerapetritis në #Shqipëri në një të ardhme jo të largët dhe të vijojmë diskutimet dhe bisedimet tona, në të mirën e përbashkët. #Shqipëria2030
3
93
2
116
2,510
Ardiana Hobdari retweeted
📍Athinë -- Nuk mund të kishte mënyrë më të bukur për të nisur vizitën time të punës në #Greqi sesa ky takim i veçantë kuqezi me komunitetin shqiptar atje, me përfaqësues të shoqatave, mësues, të rinj e sipërmarrës shqiptarë, organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në kuadër të festimeve të 114-vjetorit të Pavarësisë. 🇦🇱🇬🇷 Shqiptaria nuk kufizohet me kufijtë tanë gjeografikë. Ajo është dhe gjallon kudo ku një shqiptar jeton, punon, krijon, ndërton dhe kontribuon. #Diaspora jonë është sot gjithnjë e më e lidhur me atdheun, jo vetëm përmes emocioneve, rrënjëve, kujtesës, kulturës dhe gjuhës, por edhe përmes mbrojtjes së të drejtave, zgjerimit të mundësive, bashkëpunimit dhe besimit të ndërsjellë. Sepse e ardhmja europiane e Shqipërisë kërkon kontributin e të gjithëve. Ajo ka nevojë edhe për energjinë, dijen, përvojën dhe potencialin e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Kjo ishte ftesa jonë në Samitin IV-t të Diasporës. Kjo është dhe mbetet ftesa jonë. Në këtë rrugëtim, diaspora nuk është thjesht në krah të #Shqipërisë. Ajo është një urë e fuqishme mes atdheut dhe vendeve ku shqiptarët jetojnë, krijojnë dhe lënë gjurmë. Diaspora është pjesë e gjallë e Shqipërisë. Është atdheu ynë përtej kufijve. 🇦🇱🦅
77
4
108
3,094
🇦🇱🇪🇺 Një tjetër javë me takime, diskutime dhe angazhime për diplomacinë shqiptare. Integrimi evropian, marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë, diplomacia ekonomike, buxheti 2027 dhe gjuha shqipe ishin ndër temat që shoqëruan aktivitetin e Ministrit Ferit Hoxha gjatë kësaj jave. 🎥 Ndiqni përmbledhjen e javës, 16–22 nëntor 2026.
51
1
66
2,326
🇦🇱 “Shteti ka kufij, gjuha jo!” Sot, më 22 Nëntor, në Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, një mesazh i veçantë nga Ministri Ferit Hoxha për të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë: Fol shqip! Një mesazh që Ministri e ndau edhe me 160 të rinj e të reja nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës, të mbledhur në Tiranë në kuadër të projektit “Foli Shqip”. Sepse shtetet kanë kufij, por gjuha shqipe na bashkon përtej tyre, në identitet, histori dhe në të ardhmen tonë të përbashkët. 🇦🇱 Gëzuar Ditën e Alfabetit! #DitaEAlfabetit #FolShqip
75
8
150
5,288
📌 Buxheti 2027 është buxheti më i madh ndonjëherë në historinë e diplomacisë shqiptare, i orientuar drejt investimeve për ta bërë Shqipërinë europiane. 🇦🇱🇪🇺 📌Në qendër të buxhetit për #MEPJ është mbështetja e procesit të anëtarësimit në BE. 👉Fuqizojmë kapacitetet tona në misionin shqiptar në #Bruksel. 👉Rienergjizojmë kapacitetet në përfaqësitë tona pranë vendeve anëtare të BE-së. 👉Shqipëria, partner i besueshëm në komunitetin ndërkombëtar. 🎥 Ndiqni intervistën e plotë të Ministrit @HoxhaFer për Report Tv:👇 youtu.be/mgJx2Jrb8Rw?si=y7F3…
67
74
2,231
Ardiana Hobdari retweeted
Pleased to meet with the new Ambassador of Israel to Albania, H.E. Ohad Nakash Kaynar @KaynarOhad. 🇦🇱🇮🇱 We discussed ways to further advance our excellent bilateral cooperation and build on the longstanding friendship between our two countries, founded on mutual respect and the deep historical bonds between our peoples and societies. We also focused on concrete steps to ensure the effective implementation of the Cooperation #Agreement signed last month, translating its commitments into tangible action and practical results across areas of mutual interest. I extended my best wishes to Ambassador Kaynar for a successful tenure and every success in his mission. I look forward to working closely with him to further strengthen the friendship between #Albania and #Israel and turn our strong historical bonds into an even closer and more forward-looking partnership. -- I kënaqur që takova Ambasadorin e ri të Izraelit në Shqipëri, Sh.T.Z. Ohad Nakash Kaynar. 🇦🇱🇮🇱 Diskutuam për mënyrat e avancimit të mëtejshëm të bashkëpunimit tonë të shkëlqyer dypalësh dhe të forcimit të miqësisë së hershme mes dy vendeve tona, bazuar në respektin e ndërsjellë dhe lidhjet e thella historike mes popujve dhe shoqërive tona. U ndalëm gjithashtu te hapat konkretë për të garantuar zbatimin efektiv të #Marrëveshjes së Bashkëpunimit, të nënshkruar muajin e kaluar, duke i shndërruar angazhimet në veprime konkrete dhe rezultate të prekshme në fusha me interes të ndërsjellë. I përcolla Ambasadorit Kaynar urimet më të mira për një mandat të suksesshëm dhe përmbushjen me sukses të misionit të tij. Pres me kënaqësi të punojmë së bashku për të forcuar më tej miqësinë mes #Shqipërisë dhe #Izraelit dhe për t'i shndërruar lidhjet tona të forta historike në një partneritet edhe më të ngushtë dhe me vizion për të ardhmen.
65
1
94
1,708
Ardiana Hobdari retweeted
Albania expresses its full solidarity with the Netherlands 🇳🇱 and Austria 🇦🇹 following the latest #Russian attacks on Kyiv, which caused damage to their diplomatic premises. This is not an isolated incident. Russia's repeated attacks have endangered diplomatic missions and personnel in Kyiv, including #Albania's own diplomatic presence. We know firsthand the risks and consequences of such attacks. Diplomatic missions and their personnel are protected under international law. Their safety and security must be respected under all circumstances. Any attack that endangers them is unacceptable, must be unequivocally condemned, and those responsible must be held accountable. These strikes are yet another reminder of the indiscriminate nature of Russia's ongoing war of aggression against Ukraine and its blatant disregard for international law. We must remain united, resolute and unwavering in support of #Ukraine while upholding international law and standing against Russian aggression. #Together -- Shqipëria shpreh solidaritetin e plotë me Holandën 🇳🇱 dhe Austrinë 🇦🇹 pas sulmeve të fundit ruse ndaj Kievit, të cilat shkaktuan dëme në mjediset e tyre diplomatike. Ky nuk është një incident i izoluar. Sulmet e përsëritura të Rusisë kanë vënë në rrezik misionet diplomatike dhe personelin e tyre në Kiev, përfshirë edhe praninë diplomatike të #Shqipërisë. Ne i njohim nga afër rreziqet dhe pasojat e sulmeve të tilla. Misionet diplomatike dhe personeli i tyre gëzojnë mbrojtje sipas së drejtës ndërkombëtare. Siguria e tyre duhet të respektohet në çdo rrethanë. Çdo sulm që i vë ata në rrezik është i papranueshëm, duhet të dënohet pa asnjë ekuivok dhe autorët duhet të mbajnë përgjegjësi. Këto goditje janë një tjetër dëshmi e karakterit të pakursyer të luftës së agresionit që Rusia po vijon kundër Ukrainës dhe e shpërfilljes së hapur të së drejtës ndërkombëtare. Ne duhet të mbetemi të bashkuar, të vendosur dhe të palëkundur në mbështetje të #Ukrainës, në mbrojtje të së drejtës ndërkombëtare dhe në qëndrimin tonë kundër agresionit rus. #Sëbashku
91
4
122
4,452
Ardiana Hobdari retweeted
🇦🇱🇫🇷 Today, at the Ministry for Europe and Foreign Affairs, we successfully concluded the meeting of the Steering Committee overseeing the implementation of the Albania–France Intergovernmental Agreement. In my capacity as Deputy Minister for Europe and Foreign Affairs, I co-chaired the Albanian delegation alongside the Deputy Minister of Finance, Mr. @EndritYzeiraj , while the French delegation was led by the Ambassador of France to Albania, H.E. Catherine Suard, and the Head of the Regional Economic Department of the French Treasury, Mr. Pierre Sentenac. Fellow Deputy Ministers and representatives of Albanian institutions, as well as representatives of AFD and Bpifrance, also made valuable contributions to this process. During the meeting, we reviewed progress on priority projects and agreed on concrete next steps to advance their implementation. France remains an important partner and a steadfast supporter of Albania’s European integration journey. 🇦🇱🤝🇫🇷
1
8
28
959
Ardiana Hobdari retweeted
Nganjëherë, njoftime të tilla kalojnë pa marrë gjithë vëmendjen që meritojnë. Mos e humbisni këtë mundësi! Edhe dy ditë për të aplikuar për ata që janë tashmë pjesë e administratës publike. Edhe pesë ditë për këdo tjetër, brenda apo jashtë vendit. Për të provuar veten, aftësitë, dijet dhe ambicien tuaj. Për të konkurruar dhe për të fituar mundësinë që të bëheni pjesë e skuadrës sonë diplomatike. Një diplomaci që po ndryshon bashkë me Shqipërinë. Një diplomaci që sot përfaqëson vendin tonë dhe nesër do të jetë pjesë e diplomacisë së Bashkimit Evropian. Na duhen të rinj e të reja të përgatitur, profesionistë, me integritet, kurajë dhe horizont evropian. Njerëz që dinë të përfaqësojnë Shqipërinë denjësisht, por edhe të krijojnë mundësi për të. Shqipëria ka nevojë për më të mirët e saj. Nëse besoni se jeni një prej tyre, aplikoni!
🇦🇱 Një mundësi e re për karrierën tënde në MEPJ! Bëhu pjesë e ekipit që kontribuon çdo ditë në përfaqësimin e Shqipërisë dhe në avancimin e interesave të saj në arenën ndërkombëtare. 🔎 Njihu me mundësitë e reja të punësimit dhe apliko! 🔗 Më shumë informacion: punetejashtme.gov.al/newsroo…
65
2
71
1,950
Ardiana Hobdari retweeted
📍Brussels -- Always a pleasure to meet with Enlargement Commissioner Marta Kos. 🇦🇱🇪🇺 We took stock of Albania’s EU accession process following the 2026 Progress Report, reviewed the negotiations roadmap and the propescts ahead, and discussed progress in implementing the Growth Plan. Albania has built real momentum. Now is the time to convert momentum into measurable results, continue closing chapters and transform commitments into reforms, and reforms into membership. Close cooperation with the European Commission and EU Member States remains essential as we accelerate implementation, deliver on our commitments, and advance decisively through the final stretch towards EU membership. Thank you, Commissioner @MartaKosEU, for your continued support and leadership in championing a credible, merit-based enlargement process that strengthens both Albania and the European Union and invests in our shared European future. #Albania2030 -- 📍Bruksel -- Gjithmonë kënaqësi të takohem me Komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos. 🇦🇱🇪🇺 Bëmë një bilanc të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE pas Raportit të Progresit 2026, shqyrtuam udhërrëfyesin e negociatave dhe perspektivën përpara, si dhe diskutuam mbi ecurinë e zbatimit të Planit të Rritjes. Shqipëria ka krijuar një momentum të fortë dhe real. Tani është koha që këtë momentum ta përkthejmë në rezultate të matshme, të vijojmë me mbylljen e kapitujve dhe t’i shndërrojmë angazhimet në reforma, e reformat në anëtarësim. Bashkëpunimi i ngushtë me Komisionin Evropian dhe vendet anëtare të BE-së mbetet thelbësor ndërsa përshpejtojmë zbatimin e reformave, përmbushim angazhimet tona dhe ecim me vendosmëri në kilometrin e fundit drejt anëtarësimit në BE. Faleminderit, Komisionere @MartaKosEU, për mbështetjen e vazhdueshme dhe lidershipin në nxitjen e e një procesi zgjerimi të besueshëm dhe të bazuar në meritë, që forcon njëkohësisht Shqipërinë dhe Bashkimin Evropian dhe është një investim në të ardhmen tonë të përbashkët evropiane. #Shqipëria2030
94
2
125
2,018
🎙️“Shqipëria nuk është më në pritje, as në fillim të rrugës. Sot jemi në fazën vendimtare të negociatave të anëtarësimit, ku përparimi matet me rezultatet, me reformat që bëjmë, me ligjet që zbatojmë, me institucionet që forcojmë, me standardet që përmirësojmë në jetën e përditshme të qytetarit”. 🇦🇱🇪🇺 Ministri Ferit Hoxha foli mëngjesin e sotëm në #KlanNews, për rrugëtimin evropian të Shqipërisë, angazhimin e institucioneve shqiptare, përfshirë #MEPJ, objektivat dhe pritshmëritë, si dhe përfitimet e qytetarëve shqiptarë nga procesi i anëtarësimit në BE. 📺Ndiqni intervistën e plotë: 👉youtu.be/KmIZ8Dmirh4?si=IqsP… @HoxhaFer @ediramaal @mia_gov_al
64
1
70
2,407
Ardiana Hobdari retweeted
Autonomous weapons systems are politically unacceptable & morally repugnant. They present new humanitarian, legal, ethical & security challenges. We must prevent the use & spread of these merciless weapons, and put humanity & protection first.
147
225
34
642
69,832
Ardiana Hobdari retweeted
📍Brussels -- Pleased to take part in the 2026 Ukraine Mine Action Conference #UMAC2026, under the theme “Clearing the Way in Partnership.” The Conference brought together international partners around a shared responsibility: strengthening #cooperation, mobilising expertise and advancing practical solutions to address the devastating humanitarian, social and economic consequences of mine contamination in #Ukraine. Mine action is far more than a humanitarian undertaking. It is an essential part of Ukraine’s recovery, a prerequisite for reconstruction, and an investment in a safer, more prosperous and resilient future. Clearing the way in partnership means restoring far more than land. It means enabling farmers to return to their fields, children to walk safely to school, businesses to reopen, and families to rebuild their homes. Above all, it means giving communities the confidence to reclaim their lives and Ukraine the foundations to rebuild its future. Albania, together with its Allies and partners, remains steadfast in its support for #Ukraine’s sovereignty, #independence and territorial integrity, and unwavering in solidarity with the Ukrainian people. -- 📍Bruksel -- Me kënaqësi mora pjesë në Konferencën e Veprimit ndaj Minave në Ukrainë 2026, #UMAC2026, nën moton “Të hapim rrugën përmes partneritetit.” 🇺🇦 Konferenca mblodhi së bashku partnerë ndërkombëtarë rreth një përgjegjësie të përbashkët: forcimin e bashkëpunimit, mobilizimin e ekspertizës dhe avancimin e zgjidhjeve konkrete për të përballuar pasojat shkatërruese humanitare, sociale dhe ekonomike të ndotjes nga minat në #Ukrainë. Veprimi ndaj minave është shumë më tepër sesa një angazhim humanitar. Ai është një pjesë thelbësore e rimëkëmbjes së Ukrainës, një parakusht për rindërtimin dhe një investim për një të ardhme më të sigurt, më të begatë dhe më të qëndrueshme. Të hapësh rrugën përmes partneritetit do të thotë të rikthesh shumë më tepër sesa tokën. Do të thotë t’u mundësosh fermerëve të rikthehen në arat e tyre, fëmijëve të shkojnë të sigurt në shkollë, bizneseve të rihapen dhe familjeve të rindërtojnë shtëpitë e tyre. Mbi të gjitha, do të thotë t’u rikthesh komuniteteve besimin për të rimarrë në dorë jetën e tyre dhe t’i japësh Ukrainës themelet mbi të cilat të rindërtojë të ardhmen e saj. #Shqipëria, së bashku me aleatët dhe partnerët e saj, mbetet e palëkundur në mbështetjen për sovranitetin, #pavarësinë dhe integritetin territorial të #Ukrainës, si dhe në solidaritetin e saj me popullin ukrainas.
83
3
91
1,645